Shefi i kompanisë MINI Bernd Korber ka konfirmuar se gjenerata e ardhshme do të sjellë një kabriolet tërësisht elektrike.

Brezi i ardhshëm i MINI tashmë është parë në provë dhe do të dalë në shitje në vitin 2023. Do të jetë më i vogël se modeli aktual dhe do të përdorë një platformë plotësisht elektrike të zhvilluar në bashkëpunim me prodhuesin kinez të SUV Great Wall.

“MINI kabriolet ka shumë njerëz që e duan. Kjo është arsyeja pse ne jemi të sigurt në suksesin e këtij koncepti automjeti në të ardhmen”, tha Korber.

Kompania ka konfirmuar se kabriolet elektrike do të mbërrijë dy vjet pas gjeneratës së ardhshme të hatchback MINI, dmth në vitin 2025.

Me shumë gjasa do të prodhohet në Kinë. Hatchback do të prodhohet në një fabrikë kineze në Zhangjiagang. /TV Malisheva

Share.