Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov dhe Ministri i Jashtëm Dmitry Kuleba zhvilluan takimin e parë të përbashkët me homologët e tyre amerikanë në Poloni.
“Ne po diskutojmë çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Reznikov në Twitter.
Ai postoi gjithashtu një foto të takimit në Varshavë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, raporton Reuters.
/TV Malisheva