Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë arritur edhe disa nga ministrat e qeverisë së Kosovës.
Ai i Shëndetësisë Armend Zemaj, i Ekonomisë Blerim Kuci, i Bujqësisë Besian Mustafa, i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Po ashtu, edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimi, ka hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovë.
Gjithashtu, disa prej deputetëve të PDK-së si Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri kanë ardhur në Kuvend.
Ashtu sikurse edhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi dhe kolegët e tij deputetë nga partia e Kurtit./ Tv Malisheva