Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit, ku me projekte të mëdha i ka dhënë ndihmë të madhe sistemit arsimor.

Ndërsa, ambasadori Abbott theksoi se bashkëpunimi në sektorin e arsimit është shumë i rëndësishëm, sidomos kur merret parasysh fakti se Britania e Madhe ka sistem të zhvilluar të arsimit dhe ka mundësi për të dhënë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Share.