Hyrja e Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk është diçka që mund të vendoset “nesër”, tha sot ministri francez i Çështjeve Evropiane Clement Bonn.
“Do të duhet kohë”, shtoi Bonn, duke iu referuar bisedimeve në qarqet politike ndërkombëtare nëse do të lejohej anëtarësimi i shpejtë i Ukrainës në BE, si një gjest solidariteti për shkak të pushtimit rus, raporton Reuters.
Udhëheqësit e BE-së po takohen sot në Versajë në një samit jozyrtar kushtuar agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojave të tij.
/TV Malisheva