Ministri gjerman për Ekonomi thotë se një ndalim i menjëhershëm i gazit dhe naftës nga Rusia, do t’i dëmtonte më shumë gjermanët, se sa Vladimir Putinin.
Ekonomia më e madhe evropiane e ka të vështirë të vëjë sanksione të plota ndaj Rusisë. Zyrtarët e lartë gjermanë tashmë flasin haptas për varësinë që ka shteti nga Rusia.
Sipas ministrit gjerman për Ekomoni dhe Energji, Robert Habeck, stopimi i menjëhershëm i furnizimit me gazin rus “do të shkaktonte papunësi masive dhe varfëri”.
Ai thotë se kjo do t’i dëmtonte gjermanët, të cilët “s’do të mund t’i ngrohnin shtëpitë e tyre, ose s’do të kishin derivate”, raportoi sot The Guardian.
“Është gjë e hidhur dhe nuk është moralisht mirë që të pranohet, por ne s’mund ta bëjmë akoma”
Pak ekonomi të tjera perëndimore kanë varësi nga energjia ruse si Gjermania: 55 për qind e gazit natyror, 52 për qind e qymyrit, 35 për qind e naftës minerale e përdorur nga gjermanët, vjen nga Rusia.
Ministri gjerman thotë se Qeveria pjesë e të cilës është ai, ka punuar shumë që Gjermania ta lë qymyrin rus deri në verë dhe naftën ruse deri në fundvit, por ndalesat e menjëhershme të gazit do ta linin shtetin gjerman të pasigurt.
Ai thotë se po bëjnë hap pas hapi që “ta pavarësojnë” vetën nga energjia ruse, por që “s’mund ta bëjnë në mënyrë të menjëhershme”.
Shënim: Në fotografinë ilustruese të artikullit është ministri Habeck në një konferencë për media. /AP/
/TV Malisheva