I dërguari i ShBA-së, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak javën e ardhshme do të vijnë për vizitë në Kosovë dhe Serbi për t’iu kërkuar palëve që të kthehen në tavoninën e dialogut.
Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq nuk pret rezultat. Ai tha për radio televizionin publik serb se që kur Albin Kurti po e udhëheq Qeverinë e Kosovës “nuk pa pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë”.
Selakoviq tha se temë qendrore gjatë bisedimeve me Escobarin dhe Lajçakun do të jetë çështja e dialogut.
“Qëndrimi ynë dhe ajo që nuk ndryshon është se ne jemi gjithmonë të gatshëm të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, por ne e kemi të qartë se qëkur Kurti ka qenë në Prishtinë dhe meqë pyetet ai, nuk ka pasur dialog dhe ndoshta nuk do të ketë”, tha Selakoviq.
Ai ka shtuar se “Beogradi është i përkushtuar për dialog dhe ruajtje të paqes e stabilitetit”./TV Malisheva