Turqia po punon për organizimin e një takimi midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë pas pritjes së bisedimeve të paqes në Stamboll këtë javë, tha sot Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Vuavuşoğlu.

Sipas tij, takimi i dy ministrave mund të mbahet brenda dy javësh, raporton Reuters.

Në fillim të kësaj jave, negociatorët nga Ukraina dhe Rusia mbajtën bisedimet e para të drejtpërdrejta në më shumë se dy javë në Stamboll, gjatë të cilave Ukraina paraqiti propozime me shkrim për të ndaluar sulmin rus.

/TV Malisheva

Share.