Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Vuavuşoğlu tha se Ankaraja do të duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë nëse ato miratohen nga OKB-ja.

“Turqia respekton të drejtën ndërkombëtare, ne do të ndjekim një politikë të balancuar. Nëse OKB vendos sanksione ndaj Rusisë, Turqia do të detyrohet t’i bashkohet atyre,” tha Cavusoglu në një intervistë për kanalin rus NTV sot.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në fillim të këtij muaji se Ankaraja nuk do t’i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për situatën aktuale në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.