Të gjithë të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari e që janë hospitalizuar në spitalin në Pirogrov në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë, kështu deklaroi ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.
Ai ka theksuar se vetëm një pacient është me të thyera që do të nevojitet të bëhen analiza shtesë dhe të konstatohet nëse do të ketë nevojë për intervenim kirurgjik.
“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, të sanuara nga kolegët tanë, për çka jam shumë falënderues. U morëm vesh që të jemi në kontakt këtyre ditëve që pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët ti transferojmë në Shkup, për tretman të mëtutjeshëm”, deklaroi Filipçe pas vizitës në spital bashkë me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani., raporton AlsatM.
/TV Malisheva