Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot kanë vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit dhe kanë monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.
“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë ministri Mustafa.
Kryetari Haliti e ka falënderuar ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë./ Tv Malisheva