Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka gjetur kohë që të merret pak edhe me Kosovën, pavarësisht situatës në të cilën gjendet shteti i tij në kuadër të luftës në Ukrainë.
Ministri rus tha se Prishtina duke i dhënë mbështetje Ukrainës, vetëm po dëshiron të shfrytëzojë situatën për të arritur njohjen e shtetit.
Lavrov tha se qëllimi i Rusisë lidhur me këtë çështje është i njohur dhe i pandryshuar.
Ai madje tha se vendet perëndimorë po ndryshojnë faktet sa i përket bombardimeve të 1999-ës.
“Po ndryshojnë paturpësisht faktet dhe shtrembërojnë pamjen reale kur paraqesin pikëpamjet dhe kërkesat e tyre dhe mendojnë se atyre u lejohet gjithçka, siç ishin bombardimet e NATO-s në 1999”, tha ia.
Lavrov shtoi se Rusia po vëren presionin ndaj vendeve të Ballkanit dhe Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, e që sipas tij kjo po bëhet për të frenuar Rusinë në nivelin strategjik.
Ai gjithashtu tha se vendi i përsosur për të zhvilluar negociatat me Ukrainën dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte është Serbia.
“Beogradi, me statusin e tij si qytet dhe këndvështrimin e tij është plotësisht për negociatat në të gjitha nivelet”, shtoi ai.
/TV Malisheva