Ministri i Mbrojtes në Ukrainë, Kyrylo Budanov tha se shërbimet ruse të sigurisë po planifikojnë akte terroriste në vendin e tyre, për të kthyer opinionin publik kundër Ukrainës.
“Minimi dhe hedhja në erë e ndërtesave, spitaleve apo shkollave në zonat e banuara janë pjesë e planit të tyre”, tha ai.
Sipas tij, ata po planifikojnë edhe sulme me raketa e bombardime në Belgorod, afër kufirit lindor të Ukrainës me Rusinë, ose një qytet të Krimesë, shkruan BBC.
Budanov nënvizoi faktin se Rusia do t’i paraqesë këto akte si justifikim për masakrën kundër civilëve ukrainas” në Buça, pranë kryeqytetit Kiev, dhe qytetit lindor Kramatorsk.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht trupat ruse se synojnë qëllimisht vrasjen e civilëve, siç ishte sulmi i së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk, ku mbetën të vrarë mbi 50 persona.
Ukraina akuzon Rusinë për vdekjen e më shumë se 50 personave, në sulmin e së premtes në stacionin e trenit në Kramatorsk
/TV Malisheva