Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së kanë vizituar të qytetarët e helmuar në Malishevë, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.
“Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit”, ka shkruar Vitia.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se inspektoratet e organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.
“Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile”, ka shkruar ai.