Ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbaj sot konferencë për media lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sot, 29 janar 2021, në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet konferencë për media lidhur me situaten epidemiologjike rreth COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109.
Në raportin që Express ka siguruar, bëhet e ditur se 548 pacientë janë të shtrirë në 5 klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale.
351 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, derisa 5 janë në respiratorë, 20 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 377 me oksigjen.
Në 5 klinikat e QKUK’së janë të shtrirë 219 pacientë, nga ta 2 në respiratorë, 6 në ventilim mekanik joinvaziv, 156 me oksigjen.
Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 329 pacientë, nga të cilët në respiratorë janë 3, në ventilim mekanik joinvaziv 14 dhe me oksigjen 221.
195 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 75 janë të konfirmuar negativ dhe 57 të pakonfirmuar.
Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 118 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 56 pacientë, në Spitalin e Pejës 72 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 27, në Spitalin e Vushtrrisë 9, në Spitalin e Mitrovicës 10 dhe në Spitalin e Ferizajit 37./TV Malisheva