Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot në pikën kufitare mes Kosovës e Shqipërisë – në Vërmicë.
Në bashpëbisedimin që pati me punonjësit e pikës kufitare në Vërmicë, ai apeloi tek ta që të respektojnë në maksimum masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kjo sipas tij duhet të vlejë për secilin që nga kjo pjesë, hyn brenda territorit të Kosovës.
”Kisha lutur që të përçoni mesazhin e respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit”, është shprehur ai në adresimin e tij për media.Ndryshe në Kosovë mbrëmë nga IKSHPK u raportua gjatë ditës 40 persona rezultuan pozitiv me Covid-19./Tv Malisheva