Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka zhvilluar një takim online më përfaqësuesit e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit Bujqësor në partneritet me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO).

Ky takim kishte për qëllim të prezantimit dhe koordinimit të mëtejshëm të hapave për përgatitjen e koncept dokumentit për “Faturat e kulturave bujqësore dhe magazinave” në Kosovë dhe diskutimeve për hapat administrativ për të iniciuar dhe përgatitur një projektligj të tillë.

Sipas Ministrisë së Buqjësisë, ky koncept dokument e më pastaj projektligj parasheh që të rregullojë faturat e kulturave bujqësore dhe faturat e magazinave, si instrumente financiare për të siguruar financimin e kapitalit qarkullues për sektorin e bujqësisë dhe përcakton bazën ligjore dhe ekonomike, parimet dhe rregullat e nxjerrjes, regjistrimit publik, qarkullimit, vendosjes dhe qarkullimit të faturave të kulturave bujqësore dhe faturave të magazinave në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Demelezi, shprehu gatishmërinë e tij për ofrimin e përkrahjes për këtë iniciativë dhe theksoi se kjo qasje është edhe mundësi e re për fermerët në financa dhe diversifikimi apo mundësitë e ndryshme të burimeve financiare janë thelbësore për stabilitetin financiar të fermerëve për aktivitetet e tyre të prodhimit dhe kështu edhe për zhvillimin e bujqësisë.

“Instrumentet e tilla janë të mirëseardhura sepse mundësitë e ndryshme të burimeve të mjeteve financiare fermerëve iu japin edhe mundësi të ndryshme për zgjidhje të problemeve dhe sfidave që ballafaqohen ata gjatë aktiviteteve të tyre. Por edhe baza ligjore e tillë është garancion për inkasimin e mjeteve, sikurse janë dakorduar. Detaje të tilla do të paraqiten dhe diskutohen në vazhdim”, citohet zëvendësministrit Demelezi.

Ai po ashtu, vlerësoi se përmes iniciativave të tilla, Qeveria e Kosovës dhe MBPZhR-ja, po e dëshmojnë se bujqësia dhe zhvillimi rural ka vëmendjen dhe përkrahjen e duhur dhe me një qasje për të krijuar të duhura dhe afatgjate.

/TV Malisheva

Share.