Ministria e Financave dhe Transfereve, ka dhënë disa rekomandime për qytetarët e Kosovës, si masa mbrojtëse kundër koronavirusit.

Në vijim të masave për kujdes të shtuar, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore kompetente, pas takimit të sotëm të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, Ministria e Financave dhe Transfereve së bashku me Thesarin si anëtarë të këtij grupi, JU REKOMANDOJNË të respektoni edhe udhëzimet si në vijim:

 LUTENI të shmangni vizitat në degët bankare dhe zyra të shërbimeve të pagesave (posta, etj.)

 LUTENI të reduktoni apo eliminoni krejtësisht përdorimin e parasë se gatshme (kesh fizik)

 LUTENI të përdorni sa më shumë kartelat bankare për blerje si dhe pajisjet elektronike për tërheqje

 LUTENI të reduktoni lëvizjet dhe ruani distancën para secilit përdorim të shërbimeve bankare

Gjitha shtu, nga bankat dhe institucionet e autorizuara për pagesa kërkohet që të vazhdojnë të dezinfektojnë sa më shpesh pajisjet dhe paratë e gatshme që janë në qarkullim, që të jenë sa me të sigurta për përdorim nga qytetarët.

Share.