Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Rifat Latifi, do të shpenzojë gati 10 mijë euro për blerjen e disa tepihëve.
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare e-Prokurimit, për furnizim me këta tepihë ishin paraparë të shpenzoheshin 11 mijë euro, por që kontrata është nënshkruar për 9 mijë e 870 euro.
Këtë tender e ka fituar kompania “IBM SH.P.K”.
Kontrata është dhënë më 23 gusht, derisa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet më 29 gusht.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në fund të njoftimit.
/TV Malisheva

