Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot çdo person i vaksinuar mund të shkarkojë certifikatën elektronike të vaksinimit, përcjell TV Malisheva.

Madje,  kjo ministri u ka bërë me dije të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

Ja njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga sot, secili person i vaksinuar mund të shkarkojë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma https://ekosova.rks-gov.net/.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, gjeni më poshtë hapat në ilustrim.

Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

#VAKSINOHU! /TV Malisheva

Share.