Ministria e Shëndetësisë në Itali, Sandra Zampa, thotë se nëse dikush rezulton pozitiv me Covid-19 brenda një klubi, gjithçka ndalet në protokollin e Serisë A.
Qeveria dhe Komiteti Shkencor dërguan një protokoll mjekësor te Federata Italiane e Futbollit, duke paralajmëruar se duhet të bëhen ndryshime para lejimit të stërvitjeve me kontakte të hënën.
Pika më e rëndësishme është se nëse dikush brenda grupit rezulton pozitiv me koronavirus pas fillimit të stërvitjeve në grup, atëherë e gjithë skuadra duhet të hyjë në karantinë për 15 ditë.
“Pa asnjë dyshim, nëse dikush rezulton pozitiv me Covid-19 brenda një klubi, gjithçka ndalet”, ka thënë zyrtarja nga Ministria e Shëndetësisë, Sandra Zampa.
“E vetmja arsye pse jemi duke folur për rikthimin e Serisë A është për shkak të ndikimit ekonomik”, shtoi ajo.