Ministria e Shëndetësisë për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS COV-2 në Institucionet Shëndetësore Private si dhe listën e institucioneve të licencuara deri më tash.

MSH ka treguar janë 100 laboratore private shëndetësore që kanë kërkuar të bëjnë lejimin e shërbimit të testimeve për ARS-COV2, e që prej tyre janë shqyrtuar vetëm 34 aplikacione.

Kurse nga aplikacionet e shqyrtuara, Ministria e Shëndetësisë ka konstatuar se 29 prej tyre plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2, prej tyre 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera (me bold në tabelën 1) do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2.

Gjithashtu, nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore./Tv Malisheva

Share.