Ministria e Shëndetësisë ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky manual është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë duhet të përfshihet edhe në shkolla të mjekësisë dhe fakultete.
Ai ka thënë se infermierët përballen me sfida të ndryshme por që nevoja për edukim të vazhdueshëm është e domosdoshme.
Ndërsa, nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli, ka thënë se manuali i publikuar sot, duhet të shërbej për rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
/TV Malisheva