Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj një “recete” e cila është shpërndarë në rrjete sociale e që pretendonte se është për trajtimin e suksesshëm të sëmundjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të mos bien pre e publikimeve të tilla por të respektohen këshillat e institucioneve shëndetësore, dnërs apër çdo rast të kontaktohet mjeku,

“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetente shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, përfundon reagimi i MSH./Tv Malisheva

Share.