Miralem Pjanic ka vazhduar akuzat drejt ish-trajnerit Ronald Koemam, ai theksoi se qëndrimi në Barcelonë do të kishte nënkuptuar humbjen e një viti në karrierën e tij.
Mesfushori 31 vjeçar zbuloi gjithashtu se Lionel Messi e pyeti në të kaluarën nëse ka një arsye specifike pse Koeman e ka trajtuar atë në këtë mënyrë, shkruan Marca.
“Koeman kishte një qëndrim ndaj meje që askush nuk e kuptoi”, tha Pjanic për Tuttosport.
“As Messi, i cili shpesh më pyeti nëse diçka kishte ndodhur me të. Unë nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman. Unë do të kisha humbur një vit dhe doja të luaja”.
Pjanic, i cili u huazua për një sezon në Besiktas më 2 shtator, vazhdoi duke theksuar se dëshironte që të rikthehej në Juventus këtë sezon, port ha se bisedimet mes agjentëve të tij dhe Zonjës së Vjetër nuk kishin arritur një marrëveshje.
“Kishte kontakte mes Juventusit dhe agjentit tim, por tregu nuk është kurrë i lehtë”, shtoi Pjanic.
“Do të më pëlqente të kthehesha në Juventus dhe do të kisha bërë gjithçka për t’u rikthyer së bashku me Massimiliano Allegri. Unë e dua Juventusin dhe kam një lidhje të përsosur me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli”. /TV Malisheva