Qeveria e Kosovës në mbledhjen mbajtur sot  nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti ka miratuar disa vendime:

Fillimisht është miratuar Projektligji për procedurën administrative. Me këtë projektligj synohet që të harmonizohen shumica e ligjeve të procedurës administrative që janë aktualisht në fuqi.

Kurse, si pikë e rendit të dytë të ditës është miratuar propozim-vendimi i listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushtet specifike të punës ku hyjnë edhe shtesat e rrezikshmërisë së Policisë së Kosovës. Ky votim erdhi pas takimit që mbrëmë  Kryeministri Albin Kurti zhvilloi më përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.

Kurse në fund, me propozim të mistrisë së Ambientit, Kabineti Qeveritar, ka votuar propozim-vendiminas për shpronësimin e “Damperit” në Therandë. Ndërkaq me paratë e shpronësimit do të kompensohen ish-punëtorët e fabrikës ‘’Ballkani”, derisa ish-hapësira e “Damperit” i kalon tashmë FSK-së.

/TV Malisheva

Share.