Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Fondin Sovran. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se i njëjti do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme dhe miratoi ratifikimin e traktatit me Danimarkën për shfryetëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Qeveria emëroi Metor Hysenin si kryesues të Agjencisë së Kosovës të Privatizimit.

Po ashtu, ekzekutivi i propozoi Kuvendit, Xhevdet Ahmetajn dhe Isa Hasanin për zgjedhjen e një anëtari në bordin e OShP-së.

/TV Malisheva

Share.