E shijshme dhe kërcëlluese – do ta dëshirojnë edhe fëmijët edhe të rriturit!

Përbërësit e nevojshëm për katër persona:

– Fileta pule – katër copë;
– Thërrmija buke – një filxhan apo 120 gramë;
– Salcë për skarë – 1 filxhan apo rreth 250 gramë.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 200 gradë Celsius, mishin e pulës priteni në mënyrë tërthore në bërxolla në trashësi sa gishti, copat njomni në salcë skare, pastaj në thërrmija buke.

Radhisni bërxollat në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje dhe piqni rreth 15 minuta.

Nxirrni mishin nga furra dhe lyeni me pjesën e mbetur të salcës për skarë – nga të dy anët secilën copë dhe kthejeni në furrë edhe për 10 minuta.

Mishin e pulës mund ta shërbeni bashkë me patate apo me pure patatesh, si edhe me ndonjë sallatë të përzier të sezonit dhe do të keni drekë të cilën kurrë nuk do ta harroni. /TV Malisheva

Share.