Të dielën (12 dhjetor), “Miss India”, Harnaaz Sandhu u emërua zyrtarisht “Miss Universe 2021”.
Sandhu, 21 vjeç, mundi 79 konkurrente të tjera nga vende dhe territore të ndryshme – duke përfshirë nënkampionen “Miss Paraguaj”, Nadia Ferreira dhe nënkampionen e dytë, “Miss Afrika e Jugut”, Lalela Mswane – për të marrë titullin prestigjioz.
Sandhu iu dorëzua kurorën nga, “Miss Universe 2020” Andrea Meza, përpara se të bënte shëtitjen e saj të parë si “Miss Universe” në skenë në Eilat të Izraelit.
Një përkrahëse e fortë për fuqizimin e grave, Sandhu është aktori që merr frymëzim nga Priyanka Chopra. Kohën e lirë, ajo e kalon me joga, vallëzim, gatim, kalërim dhe shah.
Përpara momentit fitues, konkursi i 70-të i “Miss Universe”, i cili u udhëheq nga Steve Harvey, paraqiti një segment rroba banje dhe fustan mbrëmje, si dhe një pjesë interviste për secilën prej garuesve.
Këngëtarja izraelite dhe ylli ndërkombëtar i popit, Noa Kirel dha gjithashtu një performancë në konkursin e bukurisë, shkruan People.
Konkursi ishte historik, pasi shënoi herën e parë që një delegate nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka konkurruar ndonjëherë dhe hera e parë në më shumë se katër dekada që “Miss Universe Marocco” është rikthyer në garë.
“Miss Universe 2021” u mbajt shtatë muaj pasi Meza, 27 vjeç, fitoi kurorën e vitit 2020.
Fitorja e saj erdhi rreth pesë muaj më vonë se zakonisht, sepse konkursi vjetor ishte ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.
Kujtojmë që Kosova këtë vit u përfaqësua nga, Tuti Sejdiu. /TV Malisheva