Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë pasi që gjatë kontrollit të automjeteve iu janë gjetur mallra të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se me vendim të prokurorit janë iniciuar rastet “Tregti e ndaluar”.

Gjatë kontrollit të automjeteve ku edhe u arrestuan katër persona, Kelani tregon se janë sekuestruar vetura dhe paratë valuta të ndryshme.

“Policia e Kosovë gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit në trafik me datë 16.05.2021 në dy lokacione të Mitrovicës Jugu ka ndaluar dy automjete, ku gjatë kontrollit të tyre ishin gjetur mallra të ndryshme. Me vendim të prokurorit kompetent janë iniciuar rastet ‘Tregti e ndaluar’, me ç ‘rast janë arrestuar katër persona të dyshuar si dhe malli, automjetet dhe një shumë para valuta (para kesh) të ndryshme janë sekuestruar në cilësi të provave materiale”, ka treguar Kelani.

Kelani ka treguar edhe se lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet.

“Lidhur me rastet janë duke vazhduar hetimet”, tregoi ai./‘TV Malisheva

Share.