Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës që fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet.
Një person ka goditur me një sëpatë viktimën mashkull nga Kosova.
Arsyet që kanë çuar deri te kjo ngjarja policia ende nuk i ka bërë të ditura.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Policia konfirmoi se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/TV Malisheva