Megjithëse ‘mjegulla e trurit’ nuk është një term mjekësor zyrtar, ai përdoret për të përshkruar një grup simptomash të vazhdueshme duke përfshirë vështirësi në fokusim, konfuzion, mendime të turbullta dhe ndjenja e lodhjes.
Amy Arnsten, një neurologe në Shkollën e Mjekësisë në Yale, vuri në dukje se mjegulla e trurit është zhargoni që pacientët e përdorin për t’i shpjeguar mjekut të tyre se çfarë po ndodh me ta.
Ky term përdoret zakonisht për të përshkruar një grup simptomash të vazhdueshme, duke përfshirë vështirësi në fokusim, konfuzion të lehtë, mendime të paqarta ose të ngadalta, harresë dhe një ndjenjë të përgjithshme lodhjeje.
Pacientët me mjegull të trurit mund të kenë një gjendje mjekësore themelore që mund të shkaktohet nga disa dëmtime të lehta strukturore ose funksionale në një zonë të trurit të njohur si korteksi parafrontal, i cili është i përfshirë në proceset njohëse (kognitive), si planifikimi dhe vendimmarrja.
Kjo zonë, e cila mbulon një pjesë të lobit frontal, është pjesa më e fundit e evoluar e trurit tonë dhe ka neurotransmetim të ndryshëm nga disa prej qarqeve tona më të vjetra, më tradicionale, të tilla si kortekset shqisore. Këto qarqe nervore delikate mund të jenë veçanërisht të prekshme ndaj inflamacionit të shkaktuar nga infeksioni ose trauma e kokës.
Pacientët me depresion ose ankth mund të njihen me ndjenjat e shpërndara, të ngatërruara që lidhen me mjegullën e trurit. Tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i ulët në gjak, lëndimet e kokës dhe mungesa e gjumit mund të prodhojnë të njëjtin efekt, si dhe fillimi i menopauzës. /TV Malisheva