Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit.
Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.
Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh.
“Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana.
Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor. /abcnews.al