Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se kjo është marrëveshja e tretë që po bëhet sa i përket kësaj fushe.

Ajo tha se kjo marrëveshje është për ekspertët e gjeneratave në vijim.

Dumoshi ka thënë se këto marrëveshje kanë shumë domethënie, dhe ka ftuar studentët që të studiojnë këto fusha ku flitet për trashëgiminë kulturore.

Ndërsa Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se përfundimi i këtij mandati ka një domethënie të madhe, sepse po nënshkruhet një marrëveshje me një ministri që i ka kushtuar shumë rendësi këtij universiteti.

Ish rektori ka thënë se edhe bursat qe do të ndahen, do të japin një mundësi që të investohet në ekspert të veçantë te fushave të ndryshme.

Share.