Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, na vazhdën e vizitës në komunë e Vushtrrisë e shoqëruar nga kryetari, Xhafer Tahiri, kanë vizituar shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina”.
Dumoshi me këtë rast tha se shumë shpjet në këtë hapësirë do të vihet në funksion edhe teatri.
Ajo më tej ka sqaruar se në këtë projekt janë investuar 1 milion e 239 mijë euro, përderisa në gjitha projektet në këtë komunë kjo ministri ka dhënë buxhet prej 3.5 milion euro.
“Po e shohim një punë jashtëzakonisht të mirë që është bërë. Këtu do të jetë edhe galeria, edhe baleti edhe biblioteka edhe arkiva, por edhe tetari. Uroj që edhe tetarin shumë shpejt ta themelojmë në qytetit e Vushtrrisë”.
“Ky është investim i MKRS-së 1 milion e 239 mijë euro dhe një pjesë është prej komunës. Krejt investimet në Vushtrri janë 3.5 milionë euro me fushën e sportit të cilën do ta fillojmë”.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka falënderuar ministren për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se këto projekte do të ndryshojnë komplet strukturën e këtij qyteti.
“Projekt shumë i rëndësishëm për kulturën e Vushtrrisë, investim i përbashkët komunë MKRS dhe presim që deri në fund të këtij viti ky investim të kompletohet dhe ky objekt t’i kthehet artistëve dhe zhvillimit të arteve. Besojmë që edhe tetari i qytetit do të funksionlaizohet”.
“Jam mirënjohës ministres për të përkrahur. Do të fillojë punimet në stadiumin e qytetit, për tu bërë stadium i kategorisë së dytë. Këto projekte e ndryshojnë gjithë strukturën e Vushtrrisë”./Tv Malisheva