Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se mocioni me debat i opozitës dhe kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet në një nga të enjtet e ardhshme.

Balla në një dalje për mediat nënvizoi se i pranishëm do të jetë edhe Rama ndërsa shtoi se ditën e sotme nuk do të jetë i pranishëm për shkak të një vizite të rëndësishme të homologut të tij bavarez.

“Siç ju informova, kemi miratuar zhvillimin me mocion me debat brenda 30 ditëve. Që mocioni me debat të zhvillohet, duhet të ulet Alibeaj dhe Doda bashkë me mua që të përcaktojmë edhe kushtet. Unë kam propozuar 12 orë dhe kohët e përkatëse. Duhet të biem dakord edhe për datat, mendoj që nga një nga të enjtet që vijnë ne do ta zhvillojmë edhe këtë debat. Duhet ta flasim edhe me kryetarët e grupeve”, tha Balla.

“Kemi përcaktuar kohën më të madhe që është bërë ndonjëherë, kryeministri do jetë. Sot Shqipëria mikpret një mik të rëndësishëm që viziton Shqipërinë, kryeministri i landit të Bavarisë ka një axhendë të paracaktuar, përpos kësaj seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që u jepet deputetëve”, shtoi Balla.

/TV Malisheva

Share.