Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë konferencë për media sonte në ora 18:45.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Konferenca për media e PDK-së vjen në momentet e krizës politike në Kosovë kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka inicuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti pjesë e së cilës është edhe vet.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk është deklaruar rreth pozicionit të saj karshi këtij mocioni.

Share.