Gjatë javës së kaluar, ishte thënë se Mazda do ta zëvendësojë Mazda6, me një makinë tjetër që lëvizë me rrotat e pasme.
Më vonë, është mësuar se Mazda po punon në një arkitekturë të re, të cilën do ta vendosë në versionin e ri të Mazda6.
Duke e ditur se kjo arkitekturë nuk është aspak e lirë, nënkuptohet se mund të përdoret edhe në makina tjera, derisa CX-5, mund të jetë në mesin e tyre.
Sipas të dhënave të kompanisë, ky është modeli më i shitur nga Mazda, andaj si një makinë shumë e rëndësishme që është, kjo arkitekturë duhet të jetë e perfeksionuar, në mënyrë që të mos e dëmtojë në asnjë formë.
Brenda CX-5 që lansohet pas dy vitesh, pritet të jetë motori me 2.5 litra, si dhe një tjetër me 2.8 volt, që funksionojnë së bashku nëpërmjet sistemit hibrid.
Hera e fundit kur është lansuar kjo Mazda ishte para tri vitesh, derisa versioni i ri pritet të quhet CX-50, që të jetë më i ngjashëm me CX-30./ Tv Malisheva