Sarah Grant, 71 vjeçare, e veshur me rroba banje në pistën e javës së modës “Australia Fashion Week”
“Veshja e rrobave të banjës nuk ishte problem për mua sepse 70 është 50. Ne të gjitha jemi më të shëndetshme dhe jetojmë më gjatë tani. Ju keni vetëm një trup kështu që duhet të jeni krenare për të. Ka të bëjë me fuqizimin e vetes dhe të tjerëve, çfarëdo forme, madhësie apo moshe të jeni.”- u shpreh Grant
Paraqitja e saj e parë në skenë ishte për Pierre Cardin në Zelandën e Re, në moshën 16 vjeç. Ajo ka punuar për kompani të mirënjohura si “Valentino”, “Karl Lagerfeld” dhe “Zandra Rhodes”, në Paris, Milano dhe Londër, përpara se të rikthehej në Australi, ku u shfaq në kryefaqen e revistës “Playboy” me një kitarë elektrike teksa kishte hyrë në të 70-tat.
Grant thotë se industria e modelimit ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë që kur ajo bë një pushim nga vtet 60’.
“Nuk kishte artistë për flokë dhe grim kur unë fillova: të gjithë duhej të kishim çanta të mëdha për produkte dhe veshje, në mënyrë që të rregulloheshim vetë.’
“Të gjitha kishim një peshë të rregullt. Duhet të ishim masa 10 0se 12. Kur hyri në modë pamja super e dobët, ishte vërtet tragjike për biznesin dhe shumë vajza përfunduan me probleme për shkak të saj. ”
Grant, e cila gjithashtu kohët e fundit është shfaqur në fushata për markat australiane Camilla dhe Aje, thotë se ende e pëlqen punën si modele./TV Malisheva