Luka Modriq ka bërë shaka në lidhje me vendimin e Kylian Mbappes, i cili refuzoi transferimin te Real Madrid, duke rinovuar përfundimisht me PSG-në, ndërsa diskutonte situatën e tij të kontratës në “Santiago Bernabeu”.
Blancos kishin qenë të sigurt për sigurimin e shërbimeve të 23-vjeçarit në një transferim të lirë, por ai përfundoi duke rinovuar kontratën e tij me klubin francez në një marrëveshje të re trevjeçare në “Parc des Princes”.
E ardhmja e vetë Modriqit ka qenë gjithashtu objekt debati kohët e fundit, me kontratën aktuale të 36-vjeçarit që skadon më 30 qershor.
Mesfushori kroat më parë e ka bërë të qartë se do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij në “Bernabeu”, dhe tani ka përjashtuar mundësinë e imitimit të Mbappes për të bërë një zgjedhje surprizë për të ardhmen e tij.
“Nuk kam rinovuar ende, por nuk do të bëj si Mbappe. Shpresoj që klubi të mos ma bëjë këtë”, ka thënë Modriqi për COPE.“Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Unë e kam thënë shumë herë se dua ta përfundoj karrierën time këtu”, përfundoi kroati.
/TV Malisheva