Deontay Wilder e dëshmoi se sa të fuqishme i ka grushtet kur e nokautoi me grushtin e djathtë Bermane Stivernen. Goditja e tij kishte qenë aq e fuqishme saqë ia kishte lakuar atij shufrën metalike që e ka brenda në dorën e bërë operacion.

“The Bronze Bomber” ishte përballur në ring me Bermae Stiverne për titullin e kampionit të WBC-së në vitin 2015, kur kishte arritur ta fitojë këtë titull.

Ajo përballje me Stivernen, që ishte meçi i 33-të personal i Wilderit në karrierën si profesionist, ishte hera e parë që ai i shkoi deri në fund një gare dhe arriti të shpallet kampion.

Megjithatë, titulli i kampionit, që e ka mbrojtur nëntë herë që nga atëherë, nuk është e vetmja gjë që i ka mbetur në mendje Wilderit, pasi që ai së fundi e ka kujtuar edhe dorën e thyer të tij në atë përballje.

Ai e kishte thyer dorën më parë dhe ishte bërë operacion për ta riparuar atë, gjë që mund të realizohej vetëm përmes futjes së një shufre metalike në dorën e tij.

https://twitter.com/brunzilla/status/1135981720556064768?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1135981720556064768&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Kur u pyet se a i ishte lakuar shufra metalike në dorën e tij gjatë atij meçi, ai u përgjigj: “Është e vërtetë. Diku në rundin e tretë apo të katërt”.

“E kuptova këtë sepse mu mpi dora. E dita menjëherë se ku qëndronte problemi sepse më kishte ndodhur edhe më parë. Me goditjen e parë pastaj e nokautova, kështu që nuk pata nevojë ta duroj atë deri në fund të meçit”.

Share.