Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Rumanisë, ku rezultati është i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte Rumania ajo e cila kaloi e para në epërsi, përmes golit të mesfushorit Ianis Hagi, i cili shënon për 1:0 në minutën e 9′ të ndeshjes.

Gjermania gjeti golin e rikthimit në lojë, ku sulmuesi anësor i Bayern Munich Serge Gnabry shënon për 1:1 në minutën e 52′.

Por, te goli i Rumanisë, mbrojtësi gjerman dhe ai i Chelseat Antonio Rudiger u turpërua nga mesfushori 22 vjeçar Hagi, i cili bën disa lëvizje të shpejta për ta lënë mbrapa Rudiger, dhe e gjeti golin e epërsisë për Rumaninë.

Golin e Hagit dhe momentin e turpërimit të Rudiger e gjeni më poshtë. /TV Malisheva

 

Share.