Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe RB Leipzigut është i ftuar legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror Ronaldinho.

Para nisjes së ndeshjes ai përshëndeti tifozët në tribuna dhe më pas u takua edhe me lojtarët në fushë, transmeton TV Malisheva.

Njëri nga momentet më speciale të mbrëmjes ishte takimi i Ronaldinhos me yllin argjentinas Lionel Messi. Ish-sulmuesi i Barcelonës vrapon drejt Ronaldinhos sapo e sheh që ai ka zbarkuar në fushë.

Kujtojmë se Ronaldinho ishte pjesë e PSG-së në të kaluarën, ndërsa me Lionel Messin kishin luajtur së bashku në Barcelonë.

Ja momenti:

<blockquote><p lang=”en” dir=”ltr”>Messi and Ronaldinho linking up again.. this is too beautiful 😍 <a href=”https://t.co/SKffrBJpor”>pic.twitter.com/SKffrBJpor</a></p>— J. (@MessiIizer) <a href=”https://twitter.com/MessiIizer/status/1450533519374028806?ref_src=twsrc^tfw”>October 19, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Share.