Lojtarët e West Hamit u konfrontuan me një grup të tifozëve të AZ Alkmaar, pasi që këta të fundit sulmuan pjesën ku gjendeshin shoqëria dhe familjarët e lojtarëve të skuadrës angleze, gjatë ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Konferencës.
Michail Antonio dhe Said Benrahma ishin ndër lojtarët që provuan të intervenonin në momentin e sulmit, pasi që skuadra nga Premier Liga siguroi finalen e kësaj gare.
Organi qeverisës i futbollit evropian UEFA do të shikojë raportimet e incidenteve, para se të merr vendim për ndonjë aksion.
Bëhet e ditur se familjet e lojtarëve nuk u lënduan.
Policia holandeze tha se ka filluar hetimet duke shikuar video-incizimet e incidentit, por ende askush nuk është arrestuar.
Më poshtë mund ta gjeni videon e incidentit në fjalë.
/TV Malisheva