Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’, janë mbyllur kohë më parë nga Banka Qendrore e Kosovës, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit.
Investitorët e Monego sot në konferencë për shtyp, paralajmëruan se javën tjetër do të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për mbylljen e kompanisë.
Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego, tha se kanë plane afatgjata operacionale në Kosovë dhe se janë të gatshëm të gjejnë një dialog me autoritetet mbikëqyrëse për të rifituar licencën.
Ai tha se operacionet e tyre gjithmonë kanë qenë të bazuara në transparencë, në parimet më të larta të qeverisjes korporative dhe përgjegjësi ndaj vendit në të cilin veprojnë.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte të drejtonin biznesin e tyre, derisa gjykata të vendosë nëse vendimi ishte legjitim. Kjo gjithashtu do të largonte çdo shqetësim në lidhje me aftësinë e likuiduesit të caktuar për të siguruar rikthimin e investimeve të aksionarëve Monego.
Umblejs: Ne besojmë për një dialog me BQK që ta rikthejmë licencën
“Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është shok për ne. Ne gjithmonë kemi respektuar ligjet dhe rregulloret e Kosovës, sepse ne dëshirojmë të punojmë për një afat të gjatë. Operacionet tona bazohen në transparencë në nivelin e lartë të përgjegjësisë ndaj shtetit ku funksionojmë. Ne besojmë që gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë, bëjmë dialog me aksionarët për të marrë licencën dhe për ta mundësuar veprimin e mëtutjeshëm të kompanisë. Mendojmë që ky model ka qenë në pajtim me rregulloret ekzistuese në Kosovë”, theksoi Umblejs.
Umbles tha se ndjejnë përgjegjësi ndaj punonjësve dhe klientëve që të gjendet mënyra e rikthimit të licencës së Monego-s. Andaj, ai tha se vendimi i likuiduesit, Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë dhe ndaj 8 mijë klientëve.
Ndërsa, Arianit Koci mendon se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së Monego është juridikisht i paqëndrueshëm në shumë nivele.
Derisa, Banka Qendrore, në vendimin e saj për revokimin e licencës, thekson se aktivitetet e Monego nuk ishin në përputhje me planin e biznesit të kompanisë, Koci referimi në planin e biznesit si një dokument ligjërisht detyrues është një keqinterpretim i ligjit.
Koci: Vendimi ndaj Mongeos është skandaloz
“Ky vendim për revokimin e licencës të institucionit financiar Monego, është me të vërtet skandaloz dhe krejtësisht kundër ligjor. Në një mënyrë ky është një shpronësim brutal i një investitori të huaj. Si një prej arsyeve kryesore pse revokohet licenca, BQK ka cek se kinse Monego nuk ia është përmbajtur planit të biznesit, e kjo nuk është kusht as në rregulloren për marrjen e licencës e as nuk është kusht as mbi ligjin e aplikueshëm. Kur ka filluar me operua Monego në Kosovë për shkak të shërbimeve kualitative ka fituar edhe besimin e qytetarëve dhe është rrit më shumë se që ka pritë. Ka punësuar punëtorë më shumë, ka hap pika më shumë dhe kjo është ajo shmangie në biznes plan. Nëse me masa administrative pengohet rritja e biznesit, atëherë kjo është në kundërshtim me frymën e ekonomisë së lirë”, tha Koci.
Avokati Koci tha aksionarët Monego gjatw javws qw vjen do të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës
Koci: Do të kërkojmë nga gjykata ligjshmërinë e vendimit të BQK-së
“Ne do të kërkojmë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit për evokim të licencës në mënyrë që mos të vazhdoj dëmi të rritet. Nëpërmjet Gjykatës thjesht do të kërkojmë që t’i mundësohet investitorit të huaj menaxhoj pasurinë e vet derisa gjykata të vendos se a ka qenë i ligjshëm apo i kundërligjshëm vendimi I BQK-së”, tha ai.
Avokati Koci mes tjerash tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, gjithashtu i referohet aksionarit të Monego. Aigars Kesenfelds i ka kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë dhe të përshtatshmërisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në BE dhe tregjet e tjera nëpër botë. Për më tepër, një muaj më parë një prej ndërmarrjeve në të cilën Kesenfeld ka investuar bono të emetuara në vlerë prej 100 milionw euro në Bursën e Frankfurtit, që konsiderohet si “standard i artë” për industrinë globale financiare.
Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga BQK, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit. BQK pati deklaruar se devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që kanë rezultuar më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan dhe si të tilla ato kanë paraqitur rrezik për stabilitetin bankar. Sipas BQK-së, të gjithë personat që kanë marrë kredi do t’i kthejnë ato si kredi likuidaore./