Aktorja nga Shqipëria, Monika Lubonja, është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit.

Ajo ka qenë një nga emrat më të zëshëm e po ashtu edhe shumë e komentuar për natyrën e saj, si një grua pa komplekse.

Megjithatë, ylli i serialit “Hot” gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private.

Biondja së fundmi në një bisedë me moderatoren Egzona Rafuna ka folur për divorcin me ish-bashkëshortin.

“Kam kaluar shumë, momenti pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë, as nuk e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.

E pyetur se përse nuk është martuar sërish, Lubonja u shpreh se donte ta rriste vajzën me mënyrën e saj dhe pa ndikimin e një njeriu tjetër.

 

Monika përndryshe nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin ka vetëm një vajzë të quajtur, Tea.

E njëjta këtë javë është në nominim për t’u larguar nga shtëpia së bashku me banorin tjetër, Arbrin. /TV Malisheva

Share.