Monika Lubonja është një nga banoret më të dashura në Big Brother Vip.

Rrugëtimi i saj në Big Brother tashmë e 120 ditë nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të, pasi që ajo e ka lënë vajzën e saj të vetme jashtë duke e pritur.

Monika Lubonja me hyrjen në shtëpi ka lënë përgjysmë edhe shumë punë tjera.

Ajo ka lënë në gjysmë punën si këshilltare e Bashkisë në Tiranë, e në anën tjetër edhe pjesëmarrjen në serialin H.O.T.

Puna si këshilltare në Bashkinë e Tiranës është komentuar goxha shumë nga publiku pasi që e kanë cilësuar si të padrejtë të merrë pagë e të vazhdojë lojën në BBV.

Ndonëse pak me vonesë por Erion Veliaj ka marrë vendimin e papritur ndaj Lubonjë, shkruan lajmi.net.

Ai javë më parë i ka ndërprerë rrogën Monikës si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjë që asaj nuk do t’i pëlqejë dhe shumë ky vendim posa të dalë nga Big Brother Vip.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Olti Curri i cili në vazhdimësi komenton banorët e BBV.

“Ja të presimca do thotë Monika kur të dalë edhe ta marrë vesh që Erion Veliaj ja preu rrogën që merrte nga Bashkia. Mos bën me keq se Einxhell, shkon ja shkul pemët që ka mbjellë, ka shkruar Olti./TV Malisheva

Share.