- Reklamë e sponsorizuar -

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Adem Berisha, në një postim në rrjetin social në facebok , komunikon me vete ,
Në fillim iu drejtohet qytetarëve të Komunës së Malishevës , më pas tregon në mënyrë siperfaqësore se çfarë bënë LVV në Malishevë , duke harruar se në Komunën e Malishevës nuk janë të gjithë anëtarë të LVV-së , e më pas bënë thirrje për të iu bashkuar VV-së
Ja postimi I plotë :

Të dashur qytetarë të Malishevës
Si kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë kam nderin të komunikoj me ju dhe si bashkëqytetarë ndjejë atë që ndjeni edhe ju, në suksese e dështime, përjetojmë thuajse hallet dhe brengat e njejta në këtë qytet të vogël, por të bukur, që synojmë dhe përpiqemi ta bëjmë vend sa më të mirë për jetë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për ne.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Malishevë çdo ditë angazhohet përmes aktiviteteve dhe takimeve, ku përmes angazhimit tonë synojmë të bëjmë vepra të mira dhe të shprehim shqetësimet, kurse përmes takimeve i qëndrojmë gjithmonë pranë qytetarëve duke i njohur për së afërmi problemet që i preokupojnë ata dhe së bashku përmes asambleistëve tanë në Kuvendin Komunal synojmë zgjidhjen e tyre.
Besoj fuqishëm se për shtet-ndertim duhet një program i ri, një Alternativë Qeverisëse e përbërë nga njerëz të pastër e të dijshëm, patriot e guximtarë ku bashkarisht me qytetarë, ndërtojmë një vend për një jetë të dinjjitetshme në përputhje me nevojat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, të dashur qytetarë, iu ftoj ti bashkoheni Lëvizjes VETËVENDOSJE! në rrugëtimin drejt fitores, aty ku së bashku planifikojmë dhe do të realizojmë prioritetet tona, të sotme dhe afatgjata, për të mirën e Kosovës.
Bashkë është e mundur.
#QeveriaKurti

- Reklamë e sponzorizuar -