Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia kanë përgatitur një listë masash që BE duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përfshirë dhënien e azilit për dezertorët rusë, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
BE, SHBA dhe demokraci të tjera perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, por Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia do të donin të shkonin edhe më tej.
“Nëse duam të rivendosim paqen, Putini duhet të dijë se ku është vija e kuqe”, tha Morawiecki.
“Fakti që Rusia ka një arsenal bërthamor nuk mund të jetë një justifikim për pasivitetin tonë”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, plani i përgatitur nga Varshava, Praga dhe Lubjana është i zbatueshëm dhe i domosdoshëm.
10 pikat e sugjeruara nga Morawiecki përfshijnë:
ndërprerjen e të gjitha bankave ruse nga sistemi i pagesave Swift
një politikë të përbashkët azili për ushtarët rusë të braktisur
ndalimin e propagandës ruse në Evropë
bllokimin e anijeve ruse nga portet e BE-së
ngrirjen e transportit rrugor brenda dhe jashtë Rusisë
vendosjen e sanksioneve jo vetëm ndaj oligarkëve, por ndaj gjithë mjedisit të tyre të biznesit
pezullimin e vizave për të gjithë qytetarët rusë që duan të hyjnë në BE
sanksione ndaj të gjithë anëtarëve të partisë “Rusia e bashkuar”, një parti që mbështet Putinin
një ndalim total të eksportit në Rusi të teknologjive që mund të përdoren për luftë
përjashtimin e Rusisë nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.
/TV Malisheva