Ditë më parë Morena Taraku humbi mikun e saj, Eronit Sermaxhaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë të cilës nuk i bëri ballë.

Humbjen e tij në një moshë të hershme, Morena po e vuan shumë dhe postimet për të në rrjetet sociale nuk i ka ndaluar prej momentit kur e kuptoj lajmin e hidhur.

Ndërsa, së fundi modelja dhe këngëtarja e njohur ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime, të cilat sipas saj ia kanë lehtësuar dhimbjen.

Tutje në shkrimin që ka postuar, Morena ka dhënë edhe një mesazh të veçantë, duke këshilluar që ta duam njëri-tjetrin sepse humbja është e përjetshme.

“Më falni që nuk kam mundur të ju falënderoi një nga një, por ngushëllimet e juaja me kanë bërë më të fortë. Nuk jam provuar më herët me një humbje të një shoku kaq të afër për mua, ishte aq e vështirë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Duajeni njëri-tjetrin sa ta keni sepse humbja është e përjetshme”, ka shkruar ndër tjera Morena.

Morena ishte pothuajse e pandashme nga miku i saj Eroniti, pasi edhe postimet me të në rrjetet sociale ishin të shumta. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107